Alibeaj takon të dërguarin e Posaçëm të Gjermanisë: PD do të shtyjë...

Alibeaj takon të dërguarin e Posaçëm të Gjermanisë: PD do të shtyjë përpara procesin e integrimit

62
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar dhe nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj takon të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë Federale gjermane për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin: PD e vendosur të shtyjë përpara procesin e integrimit

Postimi i Alibeaj:
Pata kënaqësinë të prisja në takm të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. I interesuar për çështjen e ecurisë së integrimit europian të Shqipërisë e falenderova dhe e informova atë për qëndrimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në këtë proces. Vendosmëria dhe mbështetja e PD për të shtyrë përpara këtë proces ne interes të shqiptarëve do të vazhdojë e palëkundur, pavarësisht mungesës së pëtpjekjeve nga qeveria. Shpërhapja sistemike e korrupsionti financiar qeveritar i kulmuar ne skandalin e inceneratorëve, korrupsioni politik në shitblerjen e votës ne zgjedhje, abuzimi qeveritar me të dhënat personale (patronazhistët), shpronësimi dhe dhunimi i banesave tëi qytetarëve pa asnjë shperblim, madje duke dhunuar lliritë dhe të drejtat e tyre nga një shtet policor,, kanë nevojë për më shumë prova reale të një sistem drejtësie që godet duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë mbi këto shembuj flagrantë të regjimit autokratik. Projektet qeveritare të “paketës antishpifje” apo agjencia e propagandës që ka ngritur qeveria për të eleminuar shtypin e lirë, apo edhe shkeljet flagrante të marrëveshjes së asociim-stabilizimit me rastin e “aeroportit të Vlorës”, tregojnë nevojën urgjente që ka Shqipëria dhe shqiptarët për Europën e vlerave dhe standardeve të demokracisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY