Policia italiane publikoi sot emrat e anëtarëve të grupit italo-shqiptar të drogës ku ishte implikuar edhe këngëtarja e njohur Elsa Lila.
Ndërkaq gjyqtari Tomaselli ka vendosur masën e arrestit me burg për 13 personat e grupiz nga të cilët 7 janë shqiptarë dhe 6 italianë.
Grupi kriminal drejtohej nga shqiptarët. Arindi Boci në bashkëpunim me Glend Burhanajn ndërsa kishin ngritur skemën e trafikut të drogës në Acilia dhe Primavalle.
Ndërsa Françesk Ndreka njihej si krahu i djathtë i kreut të bandës Arindi Boci. Boksieri Petrit Bardhi i njohur si Titty, kishte siguruar kontaktet e klientëve që porositnin drogën.
Këngëtarja shqiptare Elsa Lila njihej si financiere dhe menaxhonte të ardhurat që siguroheshin nga trafiku i drogës.
Anëtarët shqiptarë të grupit:
Arindi Boci (35 vjeç)
Glend Burhanaj i njohur si Qorri (32 vjeç)
Petrit Bardhi (47 vjeç)
Leonard Vacaj (48 vjeç)
Elsa Lila (40 vjeç0
Gjino Lleshaj (39 vjeç)
Francesk Ndreka i njohur si Cesku (28 vjeç)
Anëtarët italianë:
Fabrizio Capogna (37 vjeç)
Gianluca Fantozzi (51 vjeç)
Laurenti Simone (42 vjeç)
Manolo Monterisi (44 vjeç)
Alessio Nardini (47 vjeç)
Manuela Rizzo (46 vjeçe) m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/