Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo takoi sot të dërguarin e Posaçëm i Gjermanisë pë Ballkanin Perëndimor, Sarrazin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Pollo përmes rrjeteve sociale.
Postimi i Pollos:
Me z. Manuel Sarrazin takohem sërish në Tiranë. Dikur si raporter për Shqipërinë grupit i Partisë së Gjelbër në Bundestag, sot i Dërguar i Posaçëm i qeverisë gjermane për Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor. Është pozitive që ai kontakton edhe opozitën.
Përveçse dënimit të agresionin të Putinit kundër Ukrainës dhe rolit të Shqipërisë ku gjërat janë të qarta u ndala tek procesi i integrimit në Bashkimin Europian. Fuqitë e treta jo miqësore me BE nuk kanë përkrahje në popullsinë shqiptare. Partia Demokratike siç ka realizuar në të shkuarën ashtu do të konsolidojë edhe në të ardhmen ankorimin e vendit në Europë e në Perëndim.
Partia Demokratike do të mirëpriste çeljen e negociatave për anëtarësim këtë gjashtëmujor nën presidencën franceze të BE-së. Por vlera konkrete e këtyre negociatave për shtetin tonë e ndonjë tjetër në rajon ku dominon korruptokratia është në radhë të parë rekuperimi i elementeve bazë të shtetit ligjor e të demokracisë; ose siç njihen Kriteret e Kopenhagenit të cilat janë kusht sine qua non për BE. Neglizhimi i tyre nuk është ndihmë për popullin shqiptar. Gjermania me rolin e saj pozitiv në rajonin tonë dhe në BE mund të ndikojë veçanërisht në këtë drejtim. GP -/-
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/