Erion Braçe zbulon skemat e monopolit dhe dyopolit në bujqësi, dalin për...

Erion Braçe zbulon skemat e monopolit dhe dyopolit në bujqësi, dalin për herë të parë shifrat që kanë shkatërruar fermerët

63
0
Shares

Deputeti i PS, Erion Braçe ka kërkuar përgjigje nga ministria e Bujqësisë në lidhje me rritjen deri në 3 herë më shumë e çmimeve të imputeve bujqësore.

Diskutimi i deputetit Braçe:

Kemi 3 probleme të mëdha në bujqësi. I pari, çmimet e rritura deri në 3 herë të imputeve bujqësore. ndryshimet klimës me impakt të fortë në ciklet e prodhimit, nevojën për ujë jashtë sezoneve normale dhe burimet ujore.

Shkretëzimi i tokave nga përdorimi masiv i puseve nëntokësore veçanërisht afër brigjeve detare, siç është në Divjakë. Për problemin e parë, qeveria është dorëzuar, ka ngritur duart lart dhe po përsërit vetveten s’kemi ça bëjmë është tregu’.

Tregu është i kapur dhe i përqendruar. 2-3 kompani që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkt nuk bëjnë treg. Agro Blend dhe MBM zotërojnë 92% të tregut të uresë, 98% të tregut të dapit, Agrohelm dhe Besbiku 93% të tregut të nitratit. I kemi krijuar ne me vendime këto. Gruri del me humbje, misri me fitim që nuk arrin pagën minimale. blegtoria, lopët dalin me humbje. Këtu mbivendoset edhe problemi i madh i çmimeve në shitje që favorizojnë grumbulluesit dhe kurrë bujkun e fshatarin. Uji i munguar për vaditje than gjithçka. Ka problem për të sigurua ujin e ëmbël për vaditje.

Lushnja dhe Divjaka kanë 4 degë për vaditje ,e Çukasit që vadit gati 10 mijë hektarë dhe është rehabilituar. Dega e Krutjes ujit 8600 hektarë. Kjo vjeshtë do kthehet në problem për shkak të çmimit të naftës. Një pjesë e skemave ujitëse nuk janë plotësisht të rehabilituara, mbeten qindra hektarë tokë pa vaditur e pa kulluar. Përdoren pompa, kostoja shkon shumë që nuk përballohen dot tani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY