Dalin përgjimet që prangosën Elsa Lilën, këshilla për njerëz në qeveri

Dalin përgjimet që prangosën Elsa Lilën, këshilla për njerëz në qeveri

39
0
Shares

Kanë dalë pjesë nga përgjimet e kryera ndaj Elsa Lilës ngabpolicia italiane të cilat e cuan atë në qeli.

“Duhet të gjesh një mik në qeveri, si në Shqipëri”, kështu i këshillonte Elsa, anëtarët e tjerë të organizatës kriminal në Itali ku bënte pjesë.

Këngëtarja kujdesej për paratë  dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin grupi kriminal regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe mariuanës, shkruajnë mediat italiane. Po ashtu ajo ishte edhe një lloj “këshilltareje”, ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri “si në Shqipëri”

“Si mund të gjesh një të njohur brenda institucioneve shtetëror? Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje”, thuhet në përgjime, ku ajo fliste me një tjetër anëtarë të organizatës, publikuar sot edhe nga report tv.

Ata ishin organizuar në mënyrë të thjeshtë por efikase. Kishin një shtëpi në Torrevewhia dhe një garazh në Acilia për të mbajtur drogën, makina në emër të të tjerëve për ta lëvizur atë dhe dy bare fikse ku takoheshin për mbledhje.

Në krye të kësaj organizate ishin italianët Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, të cilët takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal.

Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY