Ministri i Jashtëm ukrainas shuan shpresat, deklarata te CNN

Ministri i Jashtëm ukrainas shuan shpresat, deklarata te CNN

56
0
Shares

Ministri i jashtëm i Ukrainës tha sot se e konsideron të largët mundësinë e një marrëveshje me Rusinë ndërsa vijon të bombardojë zona ku ndodhen civilë.

“Duhet të jem i qartë, të dy delegacionet, ai rus dhe ai ukrainas, janë larg arritjes së një marrëveshjeje për situatën aktuale”, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një intervistë për CNN.

“Ka një sërë faktorësh, që bëjnë një ndryshim në pozicionin rus në bisedime.

I pari është rezistenca e ashpër e ushtrisë ukrainase dhe popullit në terren, dhe i dyti janë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, të cilat shkaktojnë kolaps dhe vuajtje të ekonomisë ruse. Faktorët që e detyruan Rusinë të ndryshojë pak pozicionin e saj”, ka thënë Kuleba. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY