Sëmundja e rëndë e pulave, AKU publikon diagnozën

Sëmundja e rëndë e pulave, AKU publikon diagnozën

102
0
Shares

Një sëmundje e ngjashme me gripin e pulave ka goditur disa pulari në Durrës dhe Korçë ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pasi kanë ngordhur me qindra mijëra pula.

Sipas AKU nuk ka vend për panik dhe se në treg nuk ka vezë të pulave të sëmura.

“Në Durrës sëmundja Laringotrakeiti ka rënë në masë në pularitë kryesore të qytetit dhe ka shkaktuar ngordhjen e 175.300 pulave.

Në ditët në vijim do dalin shifrat për pularitë e tjera dhe numri total pritet në rang qyteti të kaloj 400 000”, lajmëron AKU.

Pas Durrësit , edhe në qarkun e Korçës dyshohet se sëmundja “Laringotrakeiti” ka rënë në masë tek shpendët në jug-lindje të vendit. “Një rast që është çuar për analiza”, thotë Adriatik Skenderasi përgjegjës i sektorit veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Korçë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY