Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila u arrestua sot në Romë me dyshimin si pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Gjatë aksionit u sekuestruan 5 kg kokainë, 125 kg kanabis. Këngëtarja Elsa Lila besohet se bënte “financieren” e trafikut të drogës ndërsa drejtues i grupit mund të jetë boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm.
Grupi përdorte disa bare në zonën e Acilia për tu mbledhur ndrsa Petrit Bardhi është vënë në pranga edhe 7 vite më parë, pas një operacioni që u quajt ‘boksierët’.
Atëherë veç tij u arrestuan dhe disa sportistë të përfshirë si Orial Kolajn, ‘kampionin italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’.
“Policia shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.
Në agim të së mërkurës, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos po zbatojnë 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.
Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e shitjes së drohës. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë në një tjetër operacion të mëparshëm të antimafias italiane”, raportojnë mediat në vendin fqinj. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/