Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANDREW A. MICHTA/ Lufta e Ukrainës është për të ardhmen e Evropës

14/03/2022
Vendimi i papritur i Putinit, Rusia tërheq një pjesë të ushtrisë nga kufiri me Ukrainën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Dr. Andrew A. Michta (Dekan i Kolegjit i Studimeve Ndërkombëtare e për Sigurinë në Qendrën George Marshall për Studimet e Sigurisë në Garmisch, Gjermani).

Sulmi pa shkak i Rusisë kundër Ukrainës do të shkruhet në histori si kolonializëm i maskuar si një plan i madh gjeopolitik.

Jemi dëshmitarë të një tjetër manifestimi të imperializmit rus, shkurt e qartë, pavarësisht shumë shpjegimeve të bëra nga të ashtuquajtur “realistë” se në një farë mënyre perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, provokoi sulmin.

Në të vërtetë, ky invazion është përgatitur që prej më tepër se njëzet vjetësh nën sundimin e Putinit. Në muajt e fundit Rusia i mblodhi hapur forcat ushtarake, qartësisht e vendosur për të sulmuar fqinjin. Putin dukej se kishte besuar që do t’ia hidhte sërish pa probleme, pasi në të kaluarën Perëndimi – pavarësisht këmbënguljes sonë për shenjtërinë e kufijve dhe të drejtave të njeriut – qëndroi duke bërë sehir teksa cari i Kremlinit masakronte çeçenët, shkëpuste pjesë të territorit të Gjeorgjisë, pushtonte Krimenë, niste luftën në Donjeck e Luhanks, hynte në Siri e masakronte banorët e Alepos.

Sot, ndërsa ushtria e Putinit hedh bomba e raketa mbi qytetet e Ukrainës, duke vrarë civilë e krijuar peizazhe që të kujtojnë më tepër Luftën e Dytë Botërore se sa Evropën post-moderne, Perëndimi më në fund po zgjohet në realitetin se derisa Rusia të mundet përfundimisht Evropa nuk do të njohë paqe të vërtetë, vetëm periudha armëpushimi.

Rezistenca kokëfortë e Ukrainës po e ndryshon edhe në një mënyrë tjetër Evropën. Po na kujton për rëndësinë e madhe të patriotizmit dhe të identitetit të përbashkët kombëtar, identitet që ndihet dhe është aq i fortë sa i bën burra e gra të rrezikojnë jetët e tyre për njerëz që nuk i kanë takuar kurrë.

Asnjë fjalë nuk e përmbledh më tepër këtë ndjenjë patriotizmi dhe reciprociteti obligimi se sa refuzimi nga Presidenti Zelenski i ofertës për ta nxjerrë nga Kievi: “Nuk kam nevojë për evakuim, por për municione”.

Në këtë fjali të vetme përmblidhet e gjithë esenca e një kombi që e kupton se çfarë do të thotë të jesh një. Ukrainasit po na mësojnë se çfarë janë në të vërtetë ato parime parësore, pra dashuria për vendin, sovraniteti kombëtar dhe solidariteti kombëtar – tre konceptet që janë larguar tashmë nga diskursi politk i Perëndimit. Në këtë moment tragjik të rezistencës së Ukrainës kundër Putinit, i gjithë bagazhi i Perëndimit post-modern që teorizon për “globalizim”, “transnacionalizëm”, apo “post-modernizëm” po ekspozohet ashtu siç ka qenë gjithmonë në të vërtetë: tymnajë intelektuale e shkëputur nga realiteti.

Kjo luftë ka zhvendosur influencën politike relative midis anëtarëve të NATO-s nga perëndimi në Evropën qendrore. Për dy dekada, të shumtë ishin ata në Evropën qendrore, qofshin estonezë, polakë apo rumunë, që e kanë paralajmëruar Perëndimin për Putinin; dhe si përgjigje shpesh janë trajtuar nga homologët perëndimorë me shpërfillje si “rusofobë” të pakorrigjueshëm. E megjithatë ata e kanë kuptuar shumë mirë se çfarë lloji shteti është vërtet Rusia sot.

Është e habitshme që për bashkimin e Evropës u desh që një nga vendet e saj më të varfra të tregonte vendosmërinë për t’u ngritur për parimet parësore dhe vlerat për të cilat ne flasim aq shumë, por që shpesh dështojmë t’i zbatojmë. Presidenti i Ukrainës, të cilin shumë e përbuznin si komediant, po na tregon çdo ditë kuptimin e vërtetë të udhëheqjes.

Të jemi të qartë: Sikur Ukraina të kishte dështuar në rezistencë dhe të ishte shembur brenda pak ditëve siç shpresonte Putin, Evropa eventualisht do t’i kthehej biznesit të zakonshëm me Rusinë, me përsëritjen e klisheve të vjetra se si Rusia ka të drejtë për një zonë sigurie të vetëm, dhe se si ne duhej të kishim punuar që nga fillimi për të siguruar “neutralitetin” e Ukrainës.

Liderët BE do t’u ktheheshin bisedimeve për politikën për klimën dhe energjinë e gjelbër, ndërsa Putin do të vazhdonte të fitonte pará duke i shitur Evropës gazin e naftën, me një pjesë të madhe të fitimeve të investuara për ushtrinë.

Sot, falë guximit të popullit ukrainas, kjo nuk është më e mundur.

Kjo luftë është ende në fazat e para por të gjithë duhet ta kemi të qartë se kjo është një luftë për të ardhmen e Evropës dhe nuk ka më kthim prapa në status quo-në e mëparshme. Sulmi pa shkak i Putinit kundër Ukrainës ka vënë në lëvizje forca që do të shkatërrojnë dinamikën e fuqisë në Euroazi që për tre shekuj e ka shtyrë Evropën nga një konflikt në tjetrin. Pika përfundimtare e kësaj lufte duhet të jetë jo vetëm ruajtja e pavarësisë së Ukrainës por edhe rikthimi i Bjellorusisë së pavarur.

Vetëm atëherë Evropa do të ndihet e lirë nga mbeturinat e bagazhit imperial të Rusisë. Vetëm atëherë populli rus do të ketë shansin të nisë transformimin e vendit në një shtet-komb të vërtetë, pa ambicie imperiale dhe i gatshëm për kryerjen e reformave të vërteta politike dhe ekonomike. -/-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.