40 policë në pranga në pikat kufitare të Morinës dhe Qafë Prushit

40 policë në pranga në pikat kufitare të Morinës dhe Qafë Prushit

88
0
Shares

Afro 40 policë në vendkalimet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, në Qafë Prush dhe Qafë Morinë pritet të vihen në pranga me akuzat për “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aksioni për arrestimin e tyre ka nisur në orët e mëngjesit të sotëm dhe po zhvillohet nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale, raporton gazeta Express.

Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë me pozita më të larta.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, njoftoi IPK.

IPK tha se detaje të tjera lidhur me këtë operacion do të bëhen të ditura më vonë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY