Ka çuditur sot Kryeminostri Edi Rama teksa deklaroi se po negocon me Serbinë për të tërhequr grurin që tashnë është kontraktuar nga kompanitë shqiptare. Për ta bërë qoftë edhe një grimë efektive Ballkanin e Hapur, deklaron se negociatat po ndihmohen nga inisiativa.
“Po negociojmë tani me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga kompanitë tona. Besojmë se do ta bëjmë, nëpërmjet Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet. Ju gratë e dini që burrat luftojnë me faktet. Duan t’iu dalë e vetja dhe nuk pranojnë faktet”, deklaron Rama.
Kryeministri ka presion të heqë dorë nga inisiativa pasi Serbia nuk zbatoi embargon ndaj Rusisë pas agresionit stalinist që ajo po kryen mbi Ukrainën. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/