Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
Bardhi tha se mbështet qëndrimin e Dash Sulës, për një komision mbi palët, që do të çojë PD-në drejt zgjedhjeve të brendshme, për të zgjedhur kryetarin e ri, që sipas tij nuk duhet të jetë Sali Berisha.
Deklarata e Gazment Bardhit:
Vendimin e 9 shtatorit e mbeshtes sa te kem fryme jo per shkak te karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Per shkak të atij vendimi partise iu shpall lufte. Jemi ne gjendje lufte dhe po e demton pd ne syte e opinionit publik.
Për të ndalur gerryerjen e partise, e vleresoj qendrimin tuaj per t’u vendosur ne dispozicion te grupit dhe kryesise per te gjetur nje zgjidhje. Nje hap pas i juaji qe merr me vete edhe sali berishen, i hap rrugen nje procesi bashkimi eshte shansi vetem per t’i dhene mundesi PD. Ne muk mund te improvizojme. Sepse rrezikojme te copezohemi akoma me shume. Ketu jemi pak.
Edhe me ata jashte jemi pak. Pra na duhet te dimë tani hapin a, b dhe c. Mundesine per te fituar demokratëve ne 2023 ia japim duke pare interesin e PD. Hap pas pa bere kthim pas, sepse keshtu nuk shkojme askund. Na duhet te gjejme nje zgjidhje te plote, jo te pjesshme.
Ajo qe propozon Dashi duhet te marre dhe miratimin e pales tjeter. Na duhet nje zgjidhje qe qeteson demokratët, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i ben bashke demokratet. Pra, vendimi per Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Ketu kemi qene te gjithe dhe e kemi mbeshtetur.
Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Eshte nje rruge per t’u testuar per te sjelle dmeokratet ne pushtet. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/