Rama prezanton Rezistencën Sociale, 7 pika ku do të ndërhyjë

Rama prezanton Rezistencën Sociale, 7 pika ku do të ndërhyjë

55
0
Shares

Kryeministri Edi Rama publikoi në mbarim të protestës tek zyra e tij masat sociale ose sic e thërret ai rezistenca sociale.

Plani është me 7 pika nga ndihma për familjet në nevojë, rritja e pagës minimale deri tek indeksimi i pensioneve.

Edi Rama:
“Sot kemi miratuar paketën e ekonomisë sociale pa rritur energjinë për familjet dhe biznesin e vogël dhe për të kompensuar rritjen e çmimit për ushqimet e shportës. Paketa e rezistencës sociale ka 7 pika:

Pika e 1 – Do të derdhim menjëherë 3.6 miliard lekë për të indeksuar pensionet kjo masë reflektohet që në pensionin e radhës.

Pika e 2- Për 434 mijë përfitues qytetarë të këtij vendi do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimit të shportës e cila është 7% është ose 25 mijë lekë të vjetra por ne do të japim 30 mijë lekë të vjetra si kompensim. Qeveria si kompensim për çmimet e shportës, për pensionistët, invalidët, persona me aftësi të kufizuar apo të verbër apo gjithë familjet që janë në skemën e familjet të ndihmës ekonomike. Për 3 muaj do të marrin 90 mijë lekë. Këta janë ata persona që unë nuk fle as ditën dhe natën.

Pika e 3 – Mbështetje për fermerët 14 milionë dollarë, pa taksa naftë. Ju lutem atyre që dalin për të mbrojtur fermerët mësojeni mirë fermerët pa partitë e tyre e kanë naftën pa taksa, mund të rritet sa të dojë çmimi në taksat ata nuk i paguajnë. Jemi gati t’i mbulojmë gjithë fermerët janë ata që i kanë ndryshuar fytyrën bujqësisë shqiptare.

Pika e 4 – Qeveria do mbështesë qytetarët duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, qoftë kur hipën në autobus brenda dhe jashtë qytetit. Këta janë ata që goditen dhe marrim në mbrojtje.

Pika e 5- Do e tërheqim dy muaj futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra. 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me punë, dhe paguhen me pagë, do paguajnë zero taksë mbi pagën.

Pika e 6- Do të futet paga minimale në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra

Pika e 7 – Energjia është pika më e nxehtë e frontit. Do shtojmë 200 mln dollarë financimin e mburojës të çmimit të energjisë që familjet të paguajnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Miq jemi përsëri në vështirësi, por kjo është më e keqe akoma”, u shpreh Rama.a.b

Njoftimi zyrtar i qeverisë:

Paketa e Rezistencës Sociale me shtatë pika

1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.

2-  Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorërritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatartë llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, përkëto kategori:

-​Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagësminimale

-​Pensionistë të invaliditetit

-​Pensionistë që jetojnë vetëm

-​Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikëapo të verbër

-​Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmësekonomike

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.

4 – Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjaturbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket ngandryshimi i çmimit.

5 – Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të reja.

Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prejtyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar.

Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbipagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!

6 – Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit përpagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7 – Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorëtfamiljarë dhe biznesin e vogël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY