Pas dy orë protestë tek Kryeministria një pjesë e mirë e protestuesve vijuan protestën te Drejtoria e Policisë Tiranë, aty ku po mbahen disa qytetarë, që janë arrestuar gjatë protestës se djeshme.
Ata janë ulur këmbëkryq për pak sekonda në rrugë në mënyrë simbolike duke treguar se protesta e tyre nuk do të ndalet.
“Lironi vëllezërit tanë’ dëgjohen teksa thonë qytëterat të cilët kërkojnë që të arrestuarit të lirohen.
Mësohet se qytetarët janë shpërndarë në disa akse të tjera të kryeqytetit ndërsa është paralajmëruar sërish protestë ditën e nesërme, duke mos hequr dorë nga kërkesat e tyre.
Protesta do të mbahet në 11.00. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/