Edhe nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi që të largohet Basha por shtoi si kërkesë edhe largimin e Berishës.
“Historia ka nisur në 9 shtator nga vendimi që ju morët. Ju thatë që mbani koston e vendimmarrjes. 1/3 e atyre që qendroi, kam respektin më të madh. Është dhe 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit. 1/3 e heshtur, duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë. Sulmet që ndërmori SB ndaj Pd fillojnë që para se 6 marsi.
Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mireë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, nuk e shoh që PD të ngjitet pas Sali Berishës, merreni si të doni, edhe qëndrim emicional, edhe qëndrim personal. Ne duhet të japim sinjale bashkimi. E dyta duhet tiu japim shanseve tre grupimeve në PD që të bashkohen.
Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj që përderisa këto 2 pjesë e kanë një perfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thate që jeni në funksion të zgjdihjes.
Ju duhet të bëni një hap pas, Berisha një hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, këtë shoh si mundësi, e sinqertë. Kemi kohë mjaftueshëm”, është shprehur Alibeaj në mbledhjen e grupit që po mbahet në PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/