Tabaku i kërkon Bashës të bëjë një hap pas: Jam gati të...

Tabaku i kërkon Bashës të bëjë një hap pas: Jam gati të lë edhe mandatin!

49
0
Shares

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku i ka kërkuar Bashës të bëjë një hap pas.

Ajo ka thënë se në aspektin personal, është e gatshmë që të lërë edhe mandatin e deputetes.

“Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Kam qenë pak e pëfshirë për shkak të angazhimit tim me Komisionin e Inceneratorëve.

Falenderoj koleget qe votuan edhe në parlament edhe në komisionin hetimor. Do të kisha dashur që pavarësisht ndasive grupi të kishte mbajtur qëndrim atë ditë. Në poltikë na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar përbashkim. Jam sulmuar ose kam kërkuar të jemi bashkë.

Rezultati që morem në terren, na dëmtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashkë dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë më thanë se nga 25 prilli nuk ka patur njeri në terren nga PD. Ne nuk mund te jemi parti zyrash.

Në cdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige, jemi për të përfaqësuar njerëz. Unë jam gati të ik edhe nga deputete, pasi nuk e konsideroj pozicionin si provilegj, por si përgjegjshmëri.

Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashës, e Joridës, është e PD. Secili duhet të kaloje mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi perbashkues. Kam lexuar kolegun Sula qe ka propozuar një mekanizëm. Dëshira per te dale nga ketu ku jemi, ekziston.

Besoj kryetar qe ju duhet te beni nje hap pas. Të gjejmë nje menyre sesi faktoret në PD të bashkohen dhe ne të ecim perpara. Besoj se ne duhet te ishim sot në proteste. Ata presin qe ne te jemi perballe Edi Ramës, jo njëri tjetrin”, deklaroi Tabaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY