Mësohet qëndrimi i Bashës para deputetëve: Jam gati… Por nuk është gati

Mësohet qëndrimi i Bashës para deputetëve: Jam gati… Por nuk është gati

61
0
Shares

Lulzim Basha ka deklarur sot para deputeteve të PD se është i gatshëm për të gjetur një zgjidhje që e bashkon PD-në, por në asnjë moment nuk e ka artikuluar dorëheqjen.

Pjesë nga fjala e Bashës:

I hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD, edhe të atyre që na votuan, edhe të atyre që nuk dolën fare me zgjedhje.

Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim.

Të ofrojmë zgjidhje  për situatën dhe që ishërben PD-së, dhe jo interesave personale. Une jam i hapur për cdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumicë nga rradhët tona që nuk votoj.

Duhet të kalojme vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje.

I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët  e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme.

Ne duhet te gjejme nje qendrim te perbashket te te gjitha strukturave te PD per te gjetur zgjidhje. Cdo zgjidhje qe perjashton cdo grupim demokratesh nuk i sherben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY