ARTAN FUGA/ Bashën e mbështesnin vetëm një grup njerëzish me interesa të...

ARTAN FUGA/ Bashën e mbështesnin vetëm një grup njerëzish me interesa të vogla

40
0
Shares

ARTAN FUGA/ Deputetët që i kërkojnë “kokën” Lulzim Bashës tani, nuk besoj kurrë se e bëjnë për rezultatet e zgjedhjeve të 6 marsit! Dihej se si do të dilnin ato! Grupimi i tyre politik ka qenë dhe është në pikiatë! Nuk shihnin ata si nëpër foltore militantët çfarë mllefi kishin!

Lulzim Basha si edhe e gjithë kryesia dhe më gjerë duhet të largoheshin qysh pas 25 prillit! Sot kur e ka marrë ferra uratën veprimi i ngjan një braktisje të anijes së mbytur!

Nuk ja kërkojnë “kokën” as për gabimet e tij në të shkuarën, as se përse hoqi Sali Berishën! Gabimet e tij ishin trashur atje ku nuk mbante dhe askush nuk e besonte më veç një grushti njerëzish me interesa të vockla dhe ndonjë që sado i sinqertë nuk kupton gjë nga politika.

Për Sali Berishën pjesës më të madhe nuk i vjen ndërmend se shumë prej tyre nuk u vjen keq as për babën e vërtetë, jo më për “babën” në politikë. Të hedhin në çast!

Nuk iu drodh qerpiku edhe kur derdhën shkopa bejsbolli, gaz lotësjellës, karrike, xhama mbi anëtarët e partisë që tani u kërkonin votën. Duartrokisnin policët që thërrisnin si të marrosur : Gaz! Gaz!

Ka dy arësye të tjera që nuk kam rreshtur së thëni, që i kanë cimbisur deputetët dhe që tani atë që e veneronin si kryetar duke u ngujuar në bunker duan t’i presin “kokën” dhe jo vetëm “kokën”.

Por pa bërë atë që duhet të bëjnë, nuk ka demokrat që i beson më askujt! Kush kujton se riciklohet në politikë pas zullumeve që bën, duke u hedhur andej këndej, o sa gabohet! Militantët kanë kujtesë! Ta japin kusurin në dorë! Lëre pastaj publiku i gjerë që i ka braktisur përfundimisht!

Vazhdoni reflektimin vazhdoni! (Marrë nga faqja në Facebook)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY