Protesta në të gjithë vendin kundër qeverisë, bllokohen akset kryesore, autostradat Tiranë...

Protesta në të gjithë vendin kundër qeverisë, bllokohen akset kryesore, autostradat Tiranë Durrës, Rruga e Kombit, Rruga e Arbrit, policia përleshje në Lushnjë e Tepelenë

42
0
Shares

E gjithë Shqipëria ka dalë në protesta kundër rritjes së çmimeve ndërsa vijon protesta në ditën e dytë të saj në Tiranë.

Në protestën kundër rritjes së çmimeve në Durrës, qytetarë të shumtë pas bllokimit të rrugëve kryesore në qytet, kanë bllokuar dhe autostradën Tiranë Durrës duke krijuar një radhë kilometrike automjetesh.

Rritja e çmimit të naftës ka ngritur në protestë edhe banorët e Mirditës. Ata kanë bllokuar Rrugën e Kombit për disa kohë duke patalajmëruar bllokim qarkullimi afatgjatë në ditët në vijim.

Përveç Rrugës së Kombit, apo në autostradën Tiranë-Durrës, qytetarët kanë bllokuar sot pasdite edhe Rrugën e Arbërit.

Dhjetëra banorë të Bulqizës, Burrelit e Peshkopisë kanë kundërshtuar rritjen e beftë të çmimeve ndërsa bllokuan aksin kryesor që lidh Tiranën me këto zona.

Me pankarta në duar dhe me thirrje ndaj qeverisë për marrjen e një plani masash për të frenuar rritjen galoponte të çmimeve, qytetarët kanë bllokuar rrugët kryesore të qytetit.

Pothuajse një orë pas nisjes së protestës, ka nisur edhe shpërndarja e protestuesve në Lushnjë. Policia ka vazhduar të shpërndajë qytetarët të cilët kishin bllokuar rrugën kryesore duke paralizuar qarkullimin.

Disa prej protestuesve janë arrestuar duke u futur me forcë në fugonin e policisë.

Edhe në Tepelenë forca të shumta policie rrethuan qytetin për të zvohëluar pjesëmarrjen në protestë.

Edhe në Bilisht qytetarët kanë dalë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore.

Protesta po mbahet në qendër të qytetit. Pjesë e protestës janë bërë edhe fermerët e zonës së Devolli të cilët thonë se me këto çmime e kanë të pamundur të prodhojnë. Protesta po mbikëqyret në distancë edhe nga policia.

Qytetarët në Shkodër kanë dalë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës por edhe produkteve të tjera. Protestuesit janë grumbulluar ashtu si një ditë më parë, duke kundërshtuar çmimet e larta. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY