Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Gazment Bardhi u tall sot me deputetët dhe zyrtarët e lartë të PD që dhanë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje lokale.
“Unë kam qenë në atë mbledhje, një pjesë e deputetëve kanë mbajtur qëndrime emocionale, një pjesë e tyre, ashtu si edhe unë kishim 48 orë pa gjumë, pasi kishim ndjekur procesin zgjedhor. Problemet nuk zgjidhen me individualizim të përgjegjësisë.
Nëse PD është sot në një moment të vështirë, përgjegjësia është e të gjithëve. Të jap dorëheqjen është gjëja më e thjeshtë për mua”, tha Bardhi.
Pjesë nga deklarata e Bardhit:
Së pari e kam thënë që ditën e parë, që nuk mund të dalësh në konkuluzione pa një rezultati reflektimi dhe analize, brenda institucioneve të PD. Si sekretar i përgjithshëm i PD, kam zgjedhur që të shprehem në institucione, këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë, që vendimet që do të merren të jenë në interes të demokratëve.
Gjendja në të cilën ndodhen sot demokratët, duhet të pasojë me një analizë serioze, nuk është një çështje karrige, por analiza duhet të bëhet përmes institucioneve. Në çdo qëndrim timin në politikë kam pasur dy parime, koherencën, dhe vendosjen në vendin e parë të demokratëve.
Edhe njëherë unë nuk mendoj dhe nuk besoj se secili prej nesh nuk ka përgjegjësi për situatën ku ndodhet PD, por ama duke ikur, nuk iu ikën përgjegjësive, është gjëja më e thjeshtë që të ikim nga pozicionet që kemi, për ti ikur përgjegjësitë.
Demokratët kanë nevojë për përgjegjshmëri në vendimmarrje, nuk mund ta trajtosh PD me dy modele, që në ditë të mira të rrish, dhe në ditë të këqija të ikësh. Nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm, por të ikësh, nuk tregon përgjegjësi. Secili demokrat duhet të reflektojë thellë, do të duhet të gjejmë një zgjidhje në interes të demokratëve.
Po ka një problem në PD, i cili është shtuar , por as nuk ka përfunduar problemi dhe as nuk është zgjidhur. Ka nevojë për një qëndrim që i shërben vetëm demokratëve, interesi personal ka zero rëndësi, para interesit të mijëra e mijëra demokratëve.
Mos më kërkoni mua që të them se çfarë do të bëj zoti Basha, mos më kërkoni konkluzione jashtë institucioneve të partisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/