Disa qindra protestues kanë bllokuar qarkullimin e rrugëve kryesore në Tiranë në dy akset kryesore që kalojnë nga bulevardi.
Më herët sheshi para kryeministrisë u skuq me flakadanë ndërsa një pjesë e tyre ulen këmbëkryq në sheshin “Dëshmorët e Kombit”.
Pak më vonë një numër i madh shoferësh kanë bllokuar rrugët në të njëjtin shesh, duke paralizuar lëvizjen në kryeqytet. Tashmë prej më shumë se 2 orësh qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve.
Protestuesit kanë vendosur të vijojnë protestën cdo ditë ndërsa të shtunën do të mbahet një protestë masivr në orën 11.00. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/