Hyrja e qytetit të Shkodrës u bllokua sot pasi një pjesë e qytetarëve protestuan kundër rritjes së çmimeve duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në urën e “Bahçallëkut” duke protestuar për rritjen e çmimeve ushqimore dhe naftës.
Të rinjtë bëjnë thirrje qytetarëve për protesta të tjera dhe për reagime me të forta. Me ndërhyrjen e policisë, qarkullimi vijoi normalisht.
Të gjitha bizneset pa përjashtim, kanë rritur çmimet dukshëm në javët e fundit, duke e bërë të papërfillshme koston e faturës së dritave, në një vend prodhues energjie si ky i yni.
Gjatë pasdites është thirrur një protestë përpara kryeministrisë, në orën 17.00.
Në këtë situatë Rama ka postuar dy herë sot nga resortet e Dubait me temperatura pranverore për të qetësuar qytetarët. Ndërkohë opozita përmes Berishës ka bërë tri kërkesa misrealizimi i të cilave do sjellë në shesh edhe opozitën.
Postimi i Ramës:
E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:
QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!
LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/