Kryeministri Edi Rama është nisur me charter për në Dubai bashkë me disa ministra të kabinetit të tij për të marrë pjesë në një panair përgjatë tri ditëve ku ka edhe një kënd nga Shqipëria.
Bëhet fjalë pët panairin ndërkombëtar “Expo 2020Dubai” ku nesër në orën 16:30 do të ketë një organizim të vecantë për nder të Ditës Kombëtare të Shqipërisë, ku është parashikuar të ketë një fjalim edhe nga Edi Rama.
Expo 2020 Dubai është një panair botëror, i cili do të mbahet në Dubai dha ka nisur më 1 Tetor 2021 deri në 31 Mars 2022.
Delegacioni shqiptar rikthehet në Tiranë të enjten në drekë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/