Përfundon mbledhja maratonë e deputetëve të PD, çfarë thanë deputetët Hoti, Koliqi,...

Përfundon mbledhja maratonë e deputetëve të PD, çfarë thanë deputetët Hoti, Koliqi, Mziu, Gështenja, Pampuri

93
0
Shares

Ka përfunduar mbledhja disaorëshe e grupit parlamentar të PD ku morën pjesë 19 deputetë ose 2/3 e grupit ndërkohë që ka munguar n/kryetarja e PD, Jorida Tabaku.

Anëtarët e grupit parlamentar nuk kanë folur për mediat veç Gjekmarkaj i cili tha se duke mos pasur mundësi të ndryshojë të tjerët vendosi të ndryshojë vet.

Nesër do të mblidhet kryesia e PD.

Disa nga debatet në grup:
Deputetja e Lezhës Elda Hoti i ka kërkuar dorëheqjen Bashës dukeni thënë qartë se njerëzit nuk të duan. Humbja e PD-së është e turpshme, ka thënë ajo.

“Duhet guxim, kemi turp nga familjarët. Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë se gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes, por tani po vihet ne diskutim dinjiteti. Nuk të pranojnë zoti Basha. S’është më në dëshirën apo vullnetin tonë!”  ka thënë deputetja e PD-së.

Edhe deputetja e PD-së në Shkodër, Emilia Koliqi i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqje.
Burime nga mbledhja thanë se deputetja i ka sugjeruar Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar që vijon ende në selinë blu që të largohet.

“Bëj deklarate dorëheqjeje. Saliu është i ikur. Largohu që të bashkojmë partinë pa Berishën”, mësohet të jetë shprehur deputetja e qarkut të Shkodrës.

Deputeti i Librazhdit Lefter Gështenja i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të bëjë një hap pas në mënyrë që të bashkohen demokratët.

“Duhet të bëni një hap pas ju i pari pastaj me radhë të gjithë në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet me kështu duhet reflektim i thellë nga të gjithë nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD-në. Nëse na dhimbset vërtetë PD-ja duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratet janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren janë larguar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu”, – është shprehur Gështenja.

Ka habitur sonte edhe deputeti i Dibrës, Xhelal Mziu.

“Zoti Basha, zgjedhjet u humbën. Ju keni përgjegjësi dhe duhet të jepni dorëheqje”, mësohet të jetë shprehur Xhelal Mziu.

Në të gjitha debatet me deputetët Basha i ka mëshuar faktit se zgjedhjet e 6 marsit ishin anomali dhe se ai nuk ka humbur zgjedhje.

E vetmja që i ka dalë në mbrojtje Lulzim Bashës ka qenë deputetja Oriola Pampuri e cila tha se nuk duhet të kërkohej përgjegjësia vetëm tek Basha dhe se përpara ishin zgjedhjet e vitit 2023 dhe nuk kishin kohë për të qenë të ndarë.

Ne e dinim që do dilnim kështu se ishin zgjedhje kurth po normale të bashkohemi me demokratët po në terren. Mos ta kërkojmë pergjegjesine vetëm te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet 2023. Skemi kohë”, tha Pampuri. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY