Edhe para fillimit të mbledhjes së grupit të PD, disa deputetë shprehën zhgënjimin e tyre për humbjen e thellë të PD në zgjedhjet e pjeshme lokale.
Ervin Salianji e ka cilësuar humbjen thjesht si një “ditë të tmerrshme”. Sekretari i Pëgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se “nuk është dita për analizë, por për reflektim”.
Ndërsa Grida Duma ka kërkuar reflektim edhe nga lideri i PD.
“Është dëshpërues rezultati, duhet marrë përgjegjësi por edhe vendime politike, padyshim që nga kreu i PD-së. Kërkesat që unë do t’i bëj drejtpërdrejt, grupit, PD apo lidershipit do të njiheni pasi të përfundojë mbledhja.”
Duma, Salianji dhe Bardhi kanë qënë tre nga deputetët më afër Bashës në konfliktin e Bashës me Berishën. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...