Berisha deklaron se është i hapur për bashkimin e partisë, por ka...

Berisha deklaron se është i hapur për bashkimin e partisë, por ka vetëm një kusht

73
0
Shares

Sali Berisha deklaroi këtë mbrëmje se është i hapur për bashkimin e partisë, gjatë një interviste i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv.

Berisha tha se ka vetëm një kusht repektimin e votës së lirë. Unë respektoj ata që janë kundër meje por duhet siguruar vota e lirë, vota e lirë është AND-ja e PD-së.

“Shqiptarët votuan opozitën e vërtetë dhe jo turp-opozitën, opozitën false. Këto zgjedhje janë këmbanë për demokratët, se duhet të bashkohemi, se ne po ecim të sigurt drejt fitores. Nuk ka njeri që të ketë hapur partinë më shumë se Sali Berisha.

Jam për hap drejt bashkimit, por të pranohet vota e lirë. Gjithçka është rezultat i votës së lirë. Unë nuk largoj njeri, unë afroj njeri, nëse njerëzit ikin vetë, ajo është punë tjetër. AND e PD ka qenë dhe mbetet PD. Nëse duan rrugën e fitores së PD, nëse e ndjejnë veten kandidatë për kryetar të PD-së, le të bashkohen, mbi bazën e votës së lirë”, deklaroi Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY