Xhelali në Dibër, presion atyre që e bënë deputet të votojnë kundër...

Xhelali në Dibër, presion atyre që e bënë deputet të votojnë kundër pluralizmit

113
0
Shares

Xhelali, alias Xhelal Mziu, përfituesi spektakular i pluralizmit në Shqipëri po u nën presion votuesve në Dibër të çojnë votën tek kandidati i Bravës, votë që do të varroste pluralizmin në vend. Ky është rasti që pluralizmi ja fut kot ndonjëherë, kur e bën Xhelalin faktor qoftë edhe për një ditë.

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Premtim Kryemadhi ka denoncuar sot Xhelalin se po u bën presion qytetarëve se kë duhet të votojnë. Ai tha se prej ditësh edhe administrata e bashkisë Kamëz, që ndikohet nga Xhelali, është në terren dhe po shantazhon qytetarët.

Premtim Kryemadhi: Ju vlerësoj për punën. Dua të falenderoj gjithë qytetarët, kushtet e motit e vështirësuan pak. Ju bëj thirrje të shprehin vullnetin e tyre. Ka patur disa probleme për shkak të ndërprerjes së energjisë. Është pak problem pjesëmarrja pasi në zonat e thella rrugët nuk janë të hapura. Një apel për administratën, administraten e bashkisë Kamëz që gjithë këto ditë ka vepruar në territor. Lërini shantazhet, lërini qytetarët të votojnë lirë. Sot që flasim ne telefonin tim ka një mesazh nga nje deputet për thirrje për kë të votojnë. Nëse heshtjen zgjedhore se respekton një ligjvënës. Shpresoj se qytetarët nuk do bien në këtë presion. Deputeti është i Bashës.

Ndërkohë edhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnjë Elton Bano ka bërë sot një denoncim në lidhje me procesin zgjedhor. Ai thotë se qytetarët po intimidohen nga kryetari i njësisë administrative Allkaj, Bujar Kullolli i cili rri pranë derës në qendrën e votimit në fshatin Biçakaj duke orientuar qytetarët se për kë duhet të votojnë. Në lidhje me këtë denoncim ka patur edhe një reagim nga Luan Baçi.

“Rrin me lista, duke kapur njerëzit. Kryetari i njësisë administrative Allkaj, Bujar Kullolli rri pranë derës në qendrën e votimit në fshatin Biçakaj duke intimiduar votuesit dhe i orientojnë. Kam qenë në terren. Pjesëmarrja ka qenë e ulët. Shpresojmë dhe u bëj thirrje qytetarëve të marrin masisvisht pjesë, të shprehin vullnetin përmes votës së lirë, ti kthejmë qytetarinë bashkisë së Lushnjes” – u shpreh Elton Bano, kandidat i “Shtëpisë së Lirisë”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY