Sa është pjesëmarrja në votime deri në mesditë, shtohen votuesit në orët...

Sa është pjesëmarrja në votime deri në mesditë, shtohen votuesit në orët e pasdites

66
0
Shares

Pjesëmarrja në votime në 6 bashki të vendit, ku po zhvillohen votime në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, dhe Lushnje, është relativisht e ulët.

Deri në orën 13.00, sipas të dhënave nga KQZ, pjesmarrja në 563 nga 942 qendra votimi, ka qenë mesatarisht 18.02 përqind, me një tendencë në rritje pas mesditës. Ndërkohë listat përnbajnë 630 mijë persona me të drejtë vote.

Pjesmarrja më e lartë, mbi 24 përqind, ka qenë në Lushnje dhe Dibër, pasuar nga Vora me 22.4 përqind. Ndërsa në Durrës është pjesmarrja më e ulët 14.7 përqind, kur në zgjedhjet politike të 25 prillit 2021, deri në orën 13.00 pjesmarrja ka qenë 27.1 përqind. Në Shkodër pjesmarrja llogaritet në 16.6 përqind, përkundër 26 përqind në 25 prill. Ndërkohë që në Rrogozhinë, pjesmarrja është gati 20 përqind.

Listat e votuesve në Shqipëri nuk lidhen me prezencën e tyre në vend. Afro 1.5 milionë shqiptarë që kanë lënë vendin janë të përfshirë në lista po ashtu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY