Një tjetër komandant i lartë rus u vra gjatë luftimeve në Ukrainë.
“Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit, “Sparta”, Koloneli Vladimir Zhoga (me emrin e luftës Vokha), vdiq si një hero në Volnovakha,” – shkroi Denis Pushilin, kreu i Republikës së Donetskut në kanalin e tij Telegram.
Sipas, tij Zhoga u plagos për vdekje gjatë një operacioni për të siguruar daljen e sigurt të civilëve nga Volnovakha.
“Burrat e “Sparta” po siguronin një mbulesë për evakuimin e civilëve, kryesisht gra dhe fëmijë. Nacionalistët hapën zjarr ndaj tyre,”– shkroi Pushilin.
Batalioni “Sparta” u krijua në 2014 dhe mori pjesë në betejat për Slavyansk dhe aeroportin e Donetsk.
Më herët Putin humbi dy shefat kryesorë ushtarakë dhe një tjetër oficer të lartë ndërkohë ushtria e tij nuk po arrin të bëjë përpara në territorin ukrainas, aq shpejt sa pritej. r.j
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/