Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia votoi këtë mesditë në Shkodër.
Ai bëri thirrje për të marrë pjesë sa më shumë në votime duke hapur rrugë kthimit të shpresës jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë.
”Të dashur bashkëqytetarë, sot është dita kur të gjithë bashkë duhet të marrim në dorë fatin tonë.
ë !
Ju ftoj të gjithëve të ushtroni të drejtën tuaj kushtetuese, duke votuar për rikthimin e shpresës e sjellë ndryshimin në Shkodrën tonë.
Këto orë që kanë mbetur le t’i shfrytëzojmë për të votuar, për të shprehur vullnetin tonë për Shkodrën që e duan të gjithë!”, poston Spahia në rrjetet sociale pak minuta pas votimit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/