Dy gratë e vrara sot në Progër të Devollit janë Bukurie Bami (80 vjeç) vjehrra dhe Fatmira Bami (60 vjeç) të cilat janë gjetur pa jetë dhe me shenja dhune në trup.
Krimi është konstatuar nga kryeplaku i fshatit i cili i gjeti në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup dy gratë.
Policia ka gjetur se autori i dyshuar është 36 vjeçari Ali Zili nga i njëjti fshat që mendohet se ka shkuar në shtëpinë e grave për të vjedhur. Pasi ka hasur në rezistencën e grave i ka qëlluar ato me mjete të forta duke i lënë pa frymë.
Dy gratë jetonin sëbashku pasi dy burrat kishin ndërruar jetë ndërsa dy fëmijët e 60 vjeçares janë në emigracion. 60 vjeçarja ishte kthyer para pak ditëve nga Greqia. 80 vjeçarja është gjetur nga kryeplaku dhe banorë të tjerë në korridorin e shtëpisë ndërsa gruaja tjetër në dhomën e ndenjes. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/