Finalizohet operacioni policor i koduar ”Game Over”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali. Shpallet në kërkim pronari i lokalit që kishte përshtatur ambientin për të organizuar lojëra fati të palejuara.
Vihen në pranga 6 shtetas që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme.
Sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe sasi parash.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas informacioneve të marra në rrugë operative së në një lokal në qytetin e Fushë Arrëzit zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, menjëherë u organizua puna dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar ”Game Over”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit: M. V., 60 vjeç, F. R., 26 vjeç, A. A., 20 vjeç, të tre banues në Pukë, E. D. 21 vjeç, D. C., 20 vjeç dhe A. M. 36 vjeç të tre banues në Fushë Arrëz.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i lokalit, shetasi K. H., 23 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, i cili kishte vënë në dispozicion ambientet e këtij subjekti, për ushtrimin e lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, qindra çipsa, letra bixhozi, shumat 80.900 lekë të rinj dhe 160 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/