Një person mbeti i plagosur me arnë zjarri, mbremjen e së shtunës në Vkorë.
Ai është Romeo Mecaj (30 vjec), banor në lagjen “Pavarësia”, pronar i një lokali në Lungomare, ndërsa në momentin e atentatit ishte duke parkuar makinën.
Besohet se i riu u qëllua nga dy autorë. Ata qëlluan në drejtim të automjetit tip “Land Rover”. I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spital. Të riun e kanë kapur disa plumba në trup, ndër to në këmbë e në kraharor. Raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë policia ka gjetur një automjet të djegur në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, që dyshohet se i përkiste autorëve. a.b
Detajet e policisë:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/