Kush ishin dy gratë, autori i njohur për vepra penale në fshat....

Kush ishin dy gratë, autori i njohur për vepra penale në fshat. Si ndodhi vrasja e dyfishtë

96
0
Shares

Mësohen detaje të tjera në lidhje me vrasjen e dy grave në Progër të Devollit.

Dy gratë e vrara janë Bukurie Bami (80 vjeç) vjehrra dhe Fatmira Bami (60 vjeç) të cilat janë gjetur pa jetë dhe me shenja dhune në trup.

Krimi është konstatuar nga kryeplaku i fshatit i cili i gjeti në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup dy gratë.

Policia ka gjetur se autori i dyshuar është 36 vjeçari Ali Zili nga i njëjti fshat që mendohet se ka shkuar në shtëpinë e grave për të vjedhur. Pasi ka hasur në rezistencën e grave i ka qëlluar ato me mjete të forta duke i lënë pa frymë.

Dy gratë jetonin sëbashku pasi dy burrat kishin ndërruar jetë ndërsa dy fëmijët e 60 vjeçares janë në emigracion. 60 vjeçarja ishte kthyer para pak ditëve nga Greqia. 80 vjeçarja është gjetur nga kryeplaku dhe banorë të tjerë në korridorin e shtëpisë ndërsa gruaja tjetër në dhomën e ndenjes. m.k

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY