Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Scholz dhe Stoltenberg i kërkojnë Putinit të ndërpresë menjëherë luftën në Ukrainë

04/03/2022
Scholz dhe Stoltenberg i kërkojnë Putinit të ndërpresë menjëherë luftën në Ukrainë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkuan në dalje të ndryshme Putinit të ndalë menjëherë luftën.

Scholz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të cilit i ka kërkuar që të ndalojë menjëherë veprimet ushtarake në Ukrainë, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvilloheshin luftime.

Gjatë bisedës njëorëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.

Një ditë më parë presidenti rus komunikoi me presidentin e Francës, të cilit i tha se Rusia është e vendosur të arrijë çmilitarizimin e Ukrainës.

Ndërsa shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar nga Brukseli në mbledhjen e NATO-s se presidenti rus Vladimir Putin duhet të ndalojë luftën “menjëherë dhe pa kushte”.

Stoltenberg e ka pranuar se Rusia ka mundësi të rrisë sulmet në Ukrainë, dhe se ditët në vijim “mund të jenë më të këqija”.

Shefi i NATO-s konfirmoi gjithashtu se vendet e aleancës kanë rënë dakord që asnjë aeroplan i tyre mos të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës. Trupat nuk duhet të jenë të pranishme në Ukrainë gjatë sulmit rus në këtë shtet, pavarësisht thirrjeve të Kievit për të zbatuar masën e ndalim-fluturimit.

Në vijim Stoltenberg bëri me dije se Rusia ka përdorur bomba të cilat janë artileri e ndaluar në Ukrainë.

“Ne kemi parë përdorimin e këtyre bombave dhe kemi parë raporte për përdorim të llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel të premten.

Stoltenberg shtoi se NATO dhe aleatët e saj “po mbledhin informacion dhe po monitoronin nga afër se çfarë po ndodh në Ukrainë”.

“Unë mirëpres gjithashtu vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hapur hetimin për këtë, sepse ne duhet të sigurohemi që presidenti Putin dhe Lukashenko të mbajnë përgjegjësi për atë që bëjnë”, tha ai.

Ndërkaq Ministria e Jashtme e Ukrainës ka raportuar për viktima dhe të plagosur si pasojë e zjarrit në centralin bërthamor.

Punëtorët janë duke vëzhguar centralin bërthamor në Zaporizhja, për t’u siguruar se ai është duke punuar në mënyrë të sigurt dhe që nivelet e rrezatimit janë normale, ka thënë Ministria përmes një postimi në Facebook.

Nëse procesi i ftohjes së naftës bërthamore çrregullohet, mund të ketë dëm radioaktiv të shkallës së gjerë.

Njësoj si Zelensky edhe ministria e Jashtme tha se katastrofa bërthamore në Zaporizhja mund të ishte më e keqe sesa Çernobili apo Fukushima. r.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.