Kronika e Tiranës, 7 persona më pranga, ja arsyet e arrestimit

Kronika e Tiranës, 7 persona më pranga, ja arsyet e arrestimit

45
0
Shares

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit H. P., 41 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Janos Hunaydi”, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit J. Q.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve janar dhe shkurt 2022, ka vjedhur 3 biçikleta të tjera, në pronësi të shtetasve G. K., D. D. dhe E. N.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 38 vjeç, pasi në rrugën “Ludovik Shllaku”, i ka vjedhur telefonin shtetases J. D., 21 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh., 53 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka tentuar të djegë marketin në pronësi të shtetases D. A.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit A. H., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. P., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. D., 20 vjeç dhe D. M., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY