“Emërimi i ushtarit të Tom Doshit, kryeinspektor për veriun, që të blejë...

“Emërimi i ushtarit të Tom Doshit, kryeinspektor për veriun, që të blejë vota në Velipojë”

85
0
Shares

Riemërimi i ushtarit të Tom Doshit, Serdar Hoxha si kryeinspektor i Ndërtimit për veriun, ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojës. Prova se Aleanca e Ramës me non gratat nuk është ndaluar asnjëherë, deklaroi sot deputetja e PD, Oriola Pampuri.

Deklarata e Pampurit:

Pasi emëroi kandidaten për kryebashkiake ne Shkodër, Tom Doshi rikthen në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit. Riemërimi i tij në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. Qëllimi është i qartë. Paratë e krimit dhe të drogës, postet e shtetit t’i përdorin për të blerë vota. Skema tashmë është e qartë, Tom Doshi njeriu që vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës, emëron persona të inkriminuar për të përfituar vota. Duke i lënë sërish në dorë Tom Doshit, përzgjedhjen e kandidates për kryetare Bashkie, emërimet në administratë, Edi Rama ka konfirmuar sërish marrëdhënien e tij të ngushtë me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion.

Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave ashtu siç bëri në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit, me të njëjtën skemë po vepron dhe sot së bashku me non gratën tjetër. Emërimi i njerëzve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura, vota e socialistëve përdoret për pushtetin e Tom Doshit.

Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat.

Demokratët në 6 mars do të vendosi nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, mafies siç e quan zonja që sot urren PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY