Ish kryeministri Sali Berisha, në fjalën përpara qytetarëve në Xhafzotaj të Durrësit, foli edhe për kandidatin e Lulzim Bashës në Durrës, Luan Hotin.
Ai tha se Luan Hoti është monopolist e gjakpirës e se qytetarët duhet të mos japin asnjë votë për të.
“Kandidati tjetër, Luan Hoti ka monopolin, është monopolist. Gjakpirës janë vetëm biznesmenët monopolistë, biznesmeni jo monopolist nuk është gjakpirës, ai krijon pasurinë me mundin, djersën, mendjen dhe muskujt e tij. Kurse monopolisti duke patur mbështetjen anti-ligjore të anti-shtetit. Monopolet janë të ndaluara me ligj. Monopoliste është Vilma Nushi që merr, fiton dhe ndan para me Edi Ramën për check up-in.
Monopolist na del edhe Luan Hoti i cili ka shërbimet ndaj anijeve nga Saranda në Shëngjin. Luan, jo vetëm që nuk meriton, por ti as në PD nuk mund të jesh monopolist. Ne jemi parti anti-monopol, jemi parti e konkurrencës së lirë, e garës së hapur. Nga dole ti kështu? Ti ke qenë kontrabandë gjithë këto vite në parti.
Dhe nuk është e rastit tani, kush po ia bën fushatën, e keni marrë vesh? Spartak Braho, po. Gjushi në njërën anë, Spartaku në anën tjetër. Asnjë votë kandidatit monopolist të Lul Bravës”, deklaroi Berisha. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/