Duke qenë se territori i qarkut Korçë, është përfshirë nga reshje bore të dendura dhe me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve, informojmë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamiona), se nga autoritetet e policisë greke, në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të kësaj kategorie në drejtim të Greqisë, deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Të gjitha akset rrugore kryesore aktualisht janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore.
Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me qëllim që të mos krijojnë pengesa për borëpastrueset e firmave nënkontraktore në rrugë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/