Protestë antiruse në Tiranë, flet edhe ambasadori ukrainas

Protestë antiruse në Tiranë, flet edhe ambasadori ukrainas

45
0
Shares

Një protestë kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës u mbajt sot para ambasadës ruse në Tiranë.

Dhjetra banorë të Tiranës kërkuan ndaljen e luftës dhe respekrimin e lirisë së Ukrainës.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov i ndodhur bashkë me protestuesit tha për mediat se kjo luftë duhet të marrë fund pasi janë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe Kievi është ‘nën flakë’.

“Kanë vdekur deri më tani 16 fëmijë! Kievi në flakë, kanë sulmuar dhe spitalet dhe kjo luftë duhet të marrë fund.

Dua ti them popullit rus të zgjohet, Putin ka në dorë ‘butonin e kuq’.

Përkulem para popullit shqiptar për ndihmën dhe solidarizimin e tyre ndaj Ukrainës.

Do kryhen bisedimet por se çfarë do të diskutohet nuk mund t’ju them gjë, uroj të arrihet diçka pozitive.

Kundër armëve bërthamore nuk ka shtet që mund të mbrohet por shpresojmë mos të ndodhë asgjë e tillë”, tha ambasadori ukrainas. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY