Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi publikoi sot të dhëna në lidhje me pronarët e inceneratorëve që kanë bërë evasion fiskal duke u faturuar shuma të ndryshme qytetarëve që nuk kishin lidhje me këtë aferë.
Në një intervistë për “Zonën e Lirë”, Kryemadhi deklaroi se një çift nga Lezha dhe një luleshitës në Durrës kanë përfituar 9 mln dollarë nga Klodian Zoto.
Gjithë vlera në total ka kushtuar rreth 47 mln dollarë. Landfilli, depozitimi i mbetjeve, pa llogaritur çfarë kanë hedhur firmat e ndërtimit. Vetëm shteti, buxheti i shtetit. Të gjitha këto kompanitë e tjera, ku këtë 53 mln dollarë janë faturuar në mënyrë fiktive. Kanë prerë fatura por para nuk kanë kaluar në bankë. Kanë prerë para 9 mln dollarë për Arjan Çanin, lavazhier në Rubik, por paratë nuk të kanë kaluar ty por kanë shkuar në offshore, ose i kanë shkuar Klodian Zotos. SPAK duhet të thërriste këta njerëz që kanë faturuar 9 mln euro. Çifti Përlala në Lezhë. Marika dhe Arben Përlala që kanë marrë 9 mln dollarë nga Klodian Zoto. Ata mund të mos ta dinë fare. Një person nga këta të evazionit fiscal shet lule tek varrezat në Durrës. Duhet t’i thërrashësh dhe t’i pyesësh se si kanë marrë 9 mln dollarë” – tha Kryemadhi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/