A u vra oficeri shqiptar në betejën me rusët, Rama thotë u...

A u vra oficeri shqiptar në betejën me rusët, Rama thotë u vra, gazetari tregon mesazhin. Pse po ndiqej penalisht në Elbasan

477
0
Shares

Kryeministri Edi Rama konfirmoi vdekjen e një shqiptari, Emanuel Bazanji, pjesëtar i ushtrisë ukrainase gjatë një sulmi rus.

Gjatë një konference për mediat, ai deklaroi se shqiptari në fjalë, ishte goditur në një luftim me rusët.

Bazanji jetonte prej kohësh në Ukrainë, ku ishte i martuar ose bashkëjetonte me një ukrainase.

Kreu i qeverisë nuk e specifikoi emrin e shqiptarit, por mediat raportuan se shtetasi që humbi jetën ishte Emanuel Bazanji 24 vjeç me origjinë nga Elbasani.

Ndërkaq një gazetar, Muhamet Veliu, që ka mbajtur kontakte me të para nisjen së luftës tha se ishte gjallë.

“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij.

Në këto mesazhe, thuhet se çfarë ka ndodhur në repartin ushtarak ku Bazanji shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili thekson se ndodhet në një situatë të rrezikshme.

Sipas mesazheve të publikuara, thuhet se shqiptarit i duhet ta fikë telefonin pasi sistemi GPS i telefonit ‘smart’, mund të shërbejë për rusët në identifikimin e vendndodhjes.

Ndërkaq 24-vjeçari ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit prej dy muajsh.

Mësohet se drejtoria e Anti-Terrorit ka referuar në organin e akuzës në Elbasan dosjen hetimore ndaj të riut shqiptar me akuzën e pjesëmarrjes në luftëra të huaja.

Gjithashtu bëhet e ditur se ai ka qenë për rreth 2 vite pjesë e repartit të komandove pas përfundimit të kursit për nëntetar.

Bazanji është me origjinë nga Berati. Familja e tij ka jetuar për disa vite në Elbasan për t’u shpërngulur më pas drejt Tiranës ku dhe janë të vendosur aktualisht. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY