SONDAZHI/ Shkodranët votojnë Bardh Spahinë, kush është në vend të dytë

SONDAZHI/ Shkodranët votojnë Bardh Spahinë, kush është në vend të dytë

40
0
Shares

36,3% e votuesve shkodranë zgjedhin kandidatin e mbështetur nga Sali Berisha, Bardh Spahia në krye të bashkisë, nëse zgjedhjet e 6 Marsit do të mbaheshin sot, transmetoi sonte euronews Albania.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni do të merrte më shumë vota (26,4%) se kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati (9,9%).

Një në katër (27,4%) votues është i pavendosur ose nuk do të dilte në votim nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Barometri i Euronews Albania pyeti qytetarët me të drejtë vote në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe kandidatët për bashkinë e tyre.

Shkodranët që në zgjedhjet e fundit kanë votuar PD, sot mbështesin në mënyrë dërrmuese (70%) kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. 17% e tyre do të votonin kandidatin e PD, Xhemal Bushati.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Shkodër, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje. euronews albania

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY