Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Elton Bano zhvilloi takime me strukturat dhe qytetarët në fshatin Krutje e Sipërme njësinë administrative Krutje.
Kudo ne fshatrat e Myzeqesë në takimet e zhvilluara kam dëgjuar histori te dhimshme qe ka ne te bejne me veshtiresite e punës dhe jetës .
Kriza eshte prezente kudo. Ketu ka një rol dhe pushteti vendor qe nepermjet politikave bujqësore ndikon ne punët e perditshme te fermerit. Me këto fjale i është drejtuar kandidati per Kryetar te Bashkisë nga Koalicioni “Shtëpia e lirisë”, zoti Elton Bano.
Borxhet në bujqësi, problemet në infrastrukturë përfshi këtu edhe ndriçimin e rrugëve dhe jo më pak e rëndësishme, braktisja nga pushtetarët vendor.
Jemi të vendosur t’i kthejmë Lushnjarët në shtëpitë e tyre dhe mos t’i japim asnjë arsye qytetarëve të largohen nga Lushnja. Përkundrazi, e ardhmja e Lushnjës na përket ne, qytetarëve të thjeshtë. Së bashku do sjellim ndryshimin e shumëpritur!, deklaroi Elton Bano. Saimir Mërtiri
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/