Sot pasdite u arrestua në Vlorë Zindine Fongue Nkeh lindur Mambe, Kamerun dhe banues në Paris me shtetësi dhe kombësi Kameruni ndërsa është shpallur në kërkim një shtetas për të cilin nuk mund të bëhen me dije të dhënat në këtë fazë të hetimit….
Nga veprimet hetimore proçeduriale në funksion tëproçedimit penal nr.1403 të vitit 2022, pas një pune intensive duke përdorur metoda speciale për hetimin ështëbërë e mundur zbulimi, identifikimi dhe kapja e bashkëpuntorit të shtetasit Jose Ngankam (edhe ky shtetas Kameruanas).
Theksojmë se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e republikës së shqipërisë rreth 1 miljon Euro, kartmonedha të cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.
Sa më sipër materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni “Fallsifikimi Monedhave ” parashikuar nga neni 183/2 iK.Penal. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/