EMRAT/ Gjykata vendos arrestimin e 6 personave, 5 janë zyrtarë të...

EMRAT/ Gjykata vendos arrestimin e 6 personave, 5 janë zyrtarë të ALUIZNI-t, të gjitha detajet e dosjes hetimore

124
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sot arrestimin e 6 personave mes të cilëve 5 janë zyrtarë të Aluiznit. Indicja ka ardhur nga legalizimi i një qendre shëndetësore në Petrelë si pasuri private.

Prokuroria ka hetuar rastin dhe ka kërkuar arrestimin e zyrtarëve dhe pronarit të qendrës shëndetësore.

Detajet:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 9.112.201, regjistroi procedimin penal nr.8128 për veprën penale të“Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal. Ky procedimi është regjistruar mbi bazën  e materialit kallëzues nr.14186, datë 9.11.2021, të depozituar nga shtetasi Rajmond Kola kundër shtetasit Hajdar Sula.

Nga hetimi i realizuar nga organi i akuzës, ka rezultuar se shtetasi Hajdar Sula, ka fituar pronësinë nëpërmjet procesit të legalizimit të godinës e cila shërben si Qendër Shëndetesore e fshatit Qeha, Komuna Petrelë.

Pas administrimit të dokumentacionit të legalizimit të pasurisë së ndodhur në ZK 3091, pasuria me nr.151/9/1-ND, vol.5, faqe 91, regjistruar me referencën nr.0000429, me vendimin e datës 12.1.2022, organi I akuzës, vendosi kryerjen e ekspertimit vlerësues, duke caktuar ekspert vlerësues të pasurive tëpaluajtshme dhe i ngarkoi këto detyra:  

1. Të verifikohet numri i pasurisë sipas objektit të lejës së legalizimit.
2. Të pozicionohet në terren prona objekt i lejes së legalizimit dhe të verifikohet sipërfaqja faktike e saj.
3. Të verifikohet nëse ka pronë tjetër në afërsi të objektit të legalizuar. Të identifikohet pronari  i kësaj pasurie dhe sipërfaqja faktike duke marr si referencë, objektin e legalizuar.
4. Të pozicionohet në terren Qendra Shëndetsore (Ambulanca) e fshatit Qeha-Shytaj, duke marr si referencë objektin e legalizuar.  

Pas këqyrjes në terren të pasurisë dhe kryerjes së ekspertimit vlerëses eksperti ka arritur në konkluzionin se:

“qendra shendetesore ne fshatin Qeha –Shetaj ka qene qysh para viteve 90 dhe sikur arsyetova nuk eshte ndertuar nga  shtetasi Hajdar Sula sikur eshte vetdeklaruar prej tij dhe gjithashtu konstatohet qe nga ana e njesise vendore dhe institucionit te ALUIZN  IT nuk jane respektuar dispozitat ligjore  per kete  ndertese objekt i ketij ekspertimi”.

Lidhur me individualizimin e autorëve dhe përgjegjësinëpenale, ka rezultuar se:

a- Ish-punonjësit ALUIZNIT, kanë bërë matjet terren Klediol Bilo dhe Petro Fusha janë konsumuarelemente veprës penale Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Të dy këta punonjësnë kundërshtim me nenin 10 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalzimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar  nenin 7 të ligjit nr.9895, datë 09.06.2008)me veprimet e tyre, kanë shkuar në terren, kanë kryer matjetdhe nuk kanë pasqyruar që në objektin objekt legalizimindodhej Qendra Shëndetsore e fshatit Qeha-Shytaj, që ështëpasuri shtetërore.
b- Nga ish-punonjësi i ALUIZNIT Adrian Duro, konstatohet se me mosveprime janë konsumuar elementë tëveprës penale tëShpërdorimi i detyrës parashikuar nga neni248 të Kodit penal.  Punonjësit e Aluizinit, konformdetyrimeve ligjore, më datë 2.11.2018 kanë dërguar në ZyrënVendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kërkesënpër përcaktimin e statusit juridik të pronës.
c- Gjithashtu, veprën penale Shpërdorimi i detyrësparashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me mosveprime, konstatohet ta kenë konsumuar edhe punonjësit e AgjencisëShtetërore Kadastrës, cilët kanë pajisur me çertifikatëpronësie mbi objektin 2 kat, ndodhur ZK.3091, me numër pasurie 151/9/1,e afishuar vol.2, faqe 188, cilëtedhe pse kanë konstatuar se është pasuri shtet, përsëri kanëvazhduar me regjistrimin e lejes legalizimit, Ergys Halilidhe Leonard Grabova.
d- Përsa i përket shtetasit Hajdar Sula, vlerësohet se kakonsumuar dy vepra penale, atë Mashtrimit parashikuarnga neni 248 i Kodit Penal dheFallsifikimi i dokumentaveparashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Në dosjen e legalizimit të pronës, ndodhen dy deklarata noteriale, të këtij shtetasi, i cili deklaron fakte të rreme, lidhur me investimin nga ana e tij në godinën e Qendrës Shëndetsore, që në vitin 1997. Në deklaratën për përfshirjen në procedurat e legalizimit të ndërtimit pa leje dhe/ose shtesës në ndërtim me leje, nr.2369 prot, datë 31.10.2014, shtetasi Hajdar Sula, deklaron se objektin e ka ndërtuar në nëntor të vitit 1997. Ndërsa në deklaratën noteriale me nr.703 rep, nr.278/2 kol, datë 20.3.2017, para noterit Lorenc Daka, shtetasi Hajdar Sula, kërkon legalizimin e objektit dy kat, në bazë tëdeklaratës për përfshirjen në procedurën e legalizimit nr.2369 prot, datë 31.10.2014. Ai deklaron gjithashtu, se ndërtimin e mësipërm, prej dy kat e ka vetëm për banim dhe nuk do tëpërdor për qëllime të tjera veç banimit.

Ne vijim te veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit te ceshtjes Bledar Valikaj iu kerkua Gjykates se Shkalles se Pare caktimi i masave te sikurimit si me poshte:

1. Hajdar Sula, i biri i Zyber dhe i Nurije, lindur 25.10.1961 Qeha dhe banues Tiranëm si person idyshuar për kryerjen e veprave penale Mashtrimit parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal dheFallsifikimi i dokumentaveparashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale.

2. Klediol Bilo, i biri i Vesel dhe i Elisabeta, lindur 18.7.1984 Fshatin 31 Korrik dhe banues Tiranë, me detyre punonjes te ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale  Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

3. Petro Tusha, i biri i Fatos dhe i Ermira, lindur më 24.1.1980 në Berat dhe banues në Tiranë, me detyre punonjes ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

4. Ergys Halili, i biri i Agim dhe i Valentina, lindur më 4.7.1990 në Tiranë dhe banues në Tiranë, Bulevardi “Bajram Curri”, punonjes te ASHK si person idyshuar, për kryerjen e veprave penale  Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

5. Leonard Grabova, i biri i Ramadan dhe i Vera, lindur më 1.2.1966 në Tiranë dhe baues në Tiranë, Rruga “Kajo Karafili” nr.60, si person i dyshuar, për kryerjene veprave penale  Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

6. Adrian Duro, i biri i Mitraq dhe i Zyra, lindur më 10.6.1985 në Ersekë, banues në Tiranë, Rruga Lord Barjon, si person i dyshuar, për kryerjen e vepravepenale  Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

Nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane u pranua kerkesa e Prokurorit per caktimin e masave te sigurimit arrest ne burg ndaj ketyre shtetasve.

Ne bashkepunim me Seksionin e Luftes Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tirane po vijohet me ekzekutimin e Udherit te Ekzektimit te arrestit te nxjerre nga Prokurori Bledar Valikaj

Ne vijim ne bashkeupunim me Seksionin e Luftes Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tirane do kryhen veprime te tjera per te dokumentuar veprimtarine kriminale te ketyre shtetasve por edhe te gjithe institucioneve perkatese pasi ka dyhsime te arsyeshme qe ky grup ka vepruar edhe ne raste te tjera duke zhveshur objekte shteterore nga pronesia shtet dhe duke i pasqyruara ato si ndertime informale dhe legalizuar dhe regjistruara si prona private me pas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY