Edi Rama fshehu vendimin e Erion Veliajt pa këshill bashkiak për inceneratorët....

Edi Rama fshehu vendimin e Erion Veliajt pa këshill bashkiak për inceneratorët. Këlliçi e zhvendos Ramën mes llumit të inceneratorëve

57
0
Shares

Edi Rama i paraqiti Komisionit Hetimor një vendim të Këshillit Bashkiak të 27 Shtatorit 2017, 6 muaj pasi Erion Veliaj kishte dhënë miratimin për inceneratorin e Tiranës.

Rama lexoi dokumentin ndërkohë që deputeti Belind Këlliçi e zhvendosi atë si lojtarin kryesor të aferës korruptive.

Këlliçi në vijim publikoi sërish rendin përmes të cilit është konfirmuar inceneratori, një procedurë antiligjore.

Në dt. 27 Mars 2017, Erion Veliaj është shprehur dakord për projektin e inceneratorit të Fierit.

Në dt. 31 Gusht 2017, është nënshkruar kontrata konçesionare. Bashkëlidhur asaj është edhe një deklaratë e Erion Veliaj ku pranon të gjitha detyrimet që burojnë nga kontrata.

Megjithëse kjo e ngarkonte Bashkinë Tiranë me 91 milionë euro detyrime, Erion Veliaj ka dhënë miratimin pa marrë asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY