Luciano Boçi-Ramës: Me 22 milionë euro vetëm i hoqët nga sytë e...

Luciano Boçi-Ramës: Me 22 milionë euro vetëm i hoqët nga sytë e njerëzve plehrat, i ke grumbulluar buzë Shkumbinit, asgjë nuk ke bërë

48
0
Shares
Ndertimi incneratorit te Elbasanit

Gjatë dëshmisë së kryeminiatrit Rama në komisionin hetimor të inceneratorëve është përgjigjur edhe më pyetjet e deputetit të Elbasanit, Luçiano Boçi.

Luçiano Boçi: Nënshkruhet kontrata midis Ministrisë së Mjedisit dhe Albtek energji, kontrata sipas ligjit shqiptar duhet të pranonte ankimim, në datën 16 mbyllet ankimimi, mendoni se është një vendim i marrë mbi një kontratë jo të ligjshme, sepse s’ishte bërë akoma e ligjshme kontrata, duhet të priste 7 ditëshin e ankimimit, kjo është pyetja ime.

Edi Rama: Qeveria që unë drejtoj ka ndjekur të gjitha procedurat që i imponon ligji, nuk di ç’ka ndodhur më 6 dhjetor, por cilado qoftë data, vendimet janë të konfirmuara nga një sistem i tërë, mos harroni që vendimet tona kalojnë nëpër lloj lloj sitash, të përsërisim të njëjtën gjë, nuk e di si ta bëj më të larmishëm, ngaqë nuk keni qenë kurrë në qeveri, ngaqë kultura juaj qeverisëse është ajo që është, nuk po i hyj, nuk e di. Përgjigjia ime është kjo

Luçiano Boçi: Shumë mirë e pranuat dhe vetë.

Luçiano Boçi: Ju thatë që hoqët kodrën e fushës së plehrave në Elbasan, ja ku është rezutati i 22 milionë eurove, ja ku është kodra, ja ku është, kjo kodra këtu është buzë Shkumbinit, ja ku është rezultati i 22 milionë eurove, thjesht e keni heqir nga sytë e njerëzve sepsefusha ja ku është, është këtu, ja dhe kodra e plehrave që lidhet me atë që ju e quani landfill, se ju e quani landfill dhe thoni ka jetën e shkurtër, kjo është për t;ia bërë mu

Edi Rama: Mu bën lopa.

Luçiano Boçi: Sot janë edhe punëtorët në protestë sepse nuk marrin as lekët për të ushqyer familjet sepse inceneratori nuk punon.

Edi Rama: Mirë do t’i ishte të evitojmë këto përballje me foto

Luçiano Boçi: I kam dhe me foto e video të gjitha, madje propozoj të shkojmë dhe bashkë

Edi Rama: Jam gati, të mbarojmë njehrë këtë shpimin e ballonit 430 milionë euro. Me foto jepet informacion sepse përmenda djalin e ish-kryeministrit dhe bashkë me të ishte edhe një ish-ministër i juaji i brendshëm

Luçiano Boçi: Janë foto parash këto

Edi Rama: Foto duke ngrënë e duke pirë me një nga grupet e kokainës e Evropë, ju ç’mendët dynjanë për dy lloqe kavaje në telefon. Përsa i përket çështjes punon s’punon dhe ndërkohë zonja Tabaku të lutem, përsa i përket punon s’punon, bëni sikur s’kuptoni apo çfarë? Në këtë moment për faj të çfarë ka ndodhur, prokuroria ka dhënë masën e sekuestros, për çështje javësh impianti do t’i kalonte bashkisë, ai investim është pronë e bashkisë, qytetarët e Elbasanit nuk kanë paguar një kokërr leku, është aset publik. Prit, mos më ndërprit, sot është në krizë sepse është sekuestruar, është larguar një tjetër menaxhim, është një fazë tranzicioni. Një gjë është e sigurtë, Bashkia e Elbasanit sot është më e pasur sepse ka një aset të investuar, është pronë, s’e kanë marrë me vete. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY