Sali Berisha denoncoi sot me emra zyrtarët e lartë të mazhorancës që blejnë vota.
Ardian Çela, drejtori i OSHEE dhe Roni Shqopa, tha Berisha, qarkullojnë në Durrës dhe blejnë vota e bëjnë presione ndaj qytetarëve. Roni Shqopa e ka vendin te Saimir Tahiri pasi shndërroi kovalishencën në qendër trafiku ku niseshin skafet e ish-mistrit të Brendshëm, sot në burg, tha Berisha para votuesve duresakë.
“Ju ftoj që në këto zgjedhje, të votoni Ardi Mukën. E kuptoj që ka presion mbi ju, kriminelë elektoralë qarkullojnë në Durrës dhe qytete të tjera duke u përpjekur të blejnë vota e të bëjnë presione. Dy ndër më të shquarit në Durrës, janë Ardi Çela dhe Roni Shqopa, vendin e ka tek Saimir Tahiri për ato që bënte, shtroi kovalishencën në qendër të nisjes së skafeve të Saimirit me shokë, e kuptoj që ka njerëz absolutisht, prap e them që vendosni për ndryshimin.
Garantoj se ndryshimi është rruga e vetme për të zhdukur mjerimin në këtë vend. Ndryshimi, ne kemi detyrim të madh ndaj fëmijëve, të rinjve, që të krijojmë çdo kusht për të qëndruar në Shqipëri, për të ndërtuar ëndrrën më të bukur, asnjë vend, nuk ka potencialet e jashtëzakonshme të Shqipërisë.
Janë politikat e gabuara që i lanë shqiptarët në vendnumëro apo i kthejnë mbrapa. Le të votojmë më 6 mars për ndryshimin, shpresën, çdo votë për Sakon, është për të shkuarën, votë në një farë mënyrë në shpërfillje të atyre që ranë nën rrënojat e tërmetit për shkak të papërgjegjësisë së saj, votë për klanin e djegësve, kurse vota për Luan Hotin është votë për monopolin, asnjë votë këtij njeriu”, u shpreh Berisha. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/