Dënim i ashpër për Bechetin nga Gjykata e Tiranës, shumë vite burg...

Dënim i ashpër për Bechetin nga Gjykata e Tiranës, shumë vite burg edhe për nënën e tij

90
0
Shares

Gjykata e Tiranës dënoi sot Francesco Becchetti me 17 vite burg ndërsa të ëmën e biznesmenit Becchetti, Liliana Condomitti i dha 8 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale. Por bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg.

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar pasi u akuzua nga Prokuroria për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Reagimi i kryeministrit

Kryeministri Edi Rama e ka marrë vesh lajmin për dënimin e Francesco Becchetti ndërkohë që ishte duke dëshmuar në komisionin hetimor për inceneratorët.

“Se më erdhi një lajm që është si breaking news, Bechetti është dënuar me 17-vite burg. Shpresoj që mos të jetë fake news si këto tuajat”, tha Rama. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY